Lladrovci nënshkruan kontratë me Infrakosin për shfrytëzimin e hapësirave publike në qendër të qytetit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lidhur kontratë me “Infrakos” Sh.A për shfrytëzimin me qira të pronës së infrakosit e cila shtrihet përgjatë segmentit hekurudhor që përfshinë pronën mbi stacionin e trenit në drejtim të Ferronikelit, deri të stacioni i autobusëve në Drenas.

Hapësira publike e Infrakosit me të cilin është lidhur kontratë, do të shfrytëzohet për interes publik, si parkingje dhe hapësirë gjelbëruese në përputhje me projektin e komunës.

Kjo do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, duke krijuar hapësira të mëdha për parkingje dhe sa më shumë hapësira gjelbëruese.

Po ashtu, pas shumë komunikimeve të zhvilluara mes kryetarit Lladrovci dhe Infrakosit, stacioni i trenit shumë shpejtë do të jetë gati në shërbim të qytetarëve të cilët për shumë vite janë detyruar të presin jashtë edhe përkundër kushteve atmosferike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë