Lladrovci në Damanek: Nuk mund të na ndal askush të bëjmë punë të mira për qytetarët
Kryetari aktual i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vazhdim, Ramiz Lladrovci ka vazhduar takimet me qytetarë në Damanek, bastion ky i PDK-së.
Para qytetarëve, kryetari Lladrovci theksoi se do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë dhe se punët e mira nuk mund t’i ndalë askush.
“Kemi punuar shumë, gjatë mandatit të ardhshëm do të punojmë edhe më shumë, sepse ne i njohim nevojat e qytetarëve tanë dhe nuk mund të na ndal askush të bëjmë punë të mira, me transparencë e llogaridhënie”, ka shkruar mes të tjerash Lladrovci.
Shkrimi tij i plotë:
Damaneku ishte pikëtakimi ynë i radhës me qytetarët, bastionin e PDK-së, bastionin e fitoreve tona, të vizionit të themeluesve të PDK-së që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne.
Kemi punuar shumë, gjatë mandatit të ardhshëm do të punojmë edhe më shumë, sepse ne i njohim nevojat e qytetarëve tanë dhe nuk mund të na ndal askush të bëjmë punë të mira, me transparencë e llogaridhënie.
Vazhdojmë me suksese.
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

