Lladrovci: Fitorja më 14 nëntor është vullnet i qytetarëve që nuk diskutohet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është kandidat edhe për një mandat ka takuar sonte banorët e Drenasit I, Çikatova e Re, Shtrubullova, Pokleku i Ri, Pokleku i Vjetër e Vasileva.

Postimi i Lladrovcit:

Drenasi I, II, Çikatova e Re, Shtrubullova, Pokleku i Ri, Pokleku i Vjeter, Vasileva, bastioni i padiskutueshëm i PDK-së, së bashku me Zenun Pajazitin, takuam aktivistët dhe kryesitë e nëndegëve, për të ritheksuar se fitorja më 14 nëntor është vullnet i qytetarëve që nuk diskutohet.

Fitorja e 14 nëntorit, është dëshmi për konsekuencën tonë ndaj vizionit të themeluesve të PDK-së dhe punës së madhe të kryer në komunën kampion.

Vazhdojmë me suksese.

Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë