Ky është plani i Driton Ajazit për tregun në Drenas dhe Komoran

Në planin e “Demokratëve për Drenas” është edhe ndryshimi rrënjësor i dy tregjeve; ai i qytetit dhe tregu në Komoran.

Kandidati për kryetar Driton Ajazi ka thënë se tregjet do të marrin pamje moderne dhe do të ofrojnë kushte më të mira për të gjithë shitësit tanë.

Postimi i Ajazit: VIDEO

Të nderuar qytetarë,

Me planin tonë për zhvillimin e Drenasit, do të jetë edhe ndryshimi rrënjësor i dy tregjeve; ai i qytetit dhe tregu në Komoran.

Ato do të marrin pamje moderne dhe do të ofrojnë kushte më të mira për të gjithë shitësit tanë.

Tregu i Drenasit do ketë edhe 180 vend parkingje për automjetet.

Në dy tregjet, qytetarët e Komunës së Drenasit do të mund të blejnë prodhimet e bujqve tanë të vyeshëm dhe me këtë, do të ndihmojnë rritjen e bujqësisë në komunën tonë.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë