Hapësirat publike në Drenas janë gjelbëruar me mbjelljen e luleve dhe 1000 drunjëve dekorativ (Foto)

Drejtoresha për Planifikim Uran dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Drenasit, Flutura Avdiu ka publikuar disa fotografi të hapësirave publike të qytetit ku shihen të mjellura lule e drunj dekorativ.

Ajo ka thënë se gjelbërimi rrit lumturinë, prandaj duhet investuar në këtë drejtim.

“Hapësirat publike të qytetit janë gjelbëruar me mbjelljen e luleve dhe 1000 drunjëve dekorativ, duke gjallëruar dhe zbukuruar kështu qytetin e Drenasit”, ka thënë Avdiu.

Më poshtë gjeni fotot:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë