Dy të lënduar në një aksident trafiku në Llapushnik

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në rrugën Prishtinë -Pejë, në fshatin Llapushnik, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Sinjalin se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Sot, rreth orës 10:45, në rr. Nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar”, ka thënë Hoxha.

Njësitet kompetente janë marrë me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë