Biznesmeni i njohur, Sokol Gashani del në përkrahje të Ramiz Lladrovcit
Biznesmeni i suksessshëm i Drenasit, pronar i kompanisë ‘Al Trade’, ka dalë publikisht në përkrahje të kryetarit aktual dhe kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci.
Në një tubim të madh në Terstenik ku ishte i pranishëm edhe kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, drejtori Gashani ishte afër tyre duke treguar së mbështet fuqishëm kryetarin Lladrovci.
Kujtojmë se Gashani përveç që është i sukesshëm në biznesin që drejton, ai ka ndihmuar edhe studentët e Drenasit, duke financuar 15 bursa për studentet, ku vlera e një burse ishte 500 euro.

