Ajazi takon banorët në Fushticë e Epërme, u premton projekte të reja

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka falënderuar banorët e fshatit Fushticë e Epërme për pritjen dhe për mbështetjen siç thotë ai të fuqishme drejt fitores së madhe të 14 nëntorit.

“Banorët e Fushticës së Epërme janë kontribues të mëdhenj, sepse prej kohësh e kanë kuptuar tradhëtinë e kryetarit në ikje, i cili besimin e dhënë me votë nuk e ktheu me punë, por me stagnim e hakmarrje”, ka thënë Ajazi.

Ai ka deklaruar se do të punojnë shumë në finalizimin e gjithë infrastrukturës dhe në lansimin e projekteve të reja zhvillimore.

Ajazi u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë 182 në zgjedhjet e së dielës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë