Takim i madh në Llapushnik, qytetarët përkrahin fuqishëm PDK-në dhe Ramiz Lladrovci
Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci ka mbajtur takim të madh zgjedhor në Grykën e Llapushnikut, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i GP-së, Abelard Tahiri dhe mysafirë të tjerë nga selia qendrore.
Para qytetarëve të shumtë që duartrokitën ardhjen e kryetarit Lladrovci e Krasniqi, u theksua se qytetarët kanë vetëm një adresë për të votuar, PDK-në dhe Ramiz Lladrovci.
“E falënderoj Memlin dhe Abelardin për fjalimet motivuese dhe vlerësimet për degën e PDK-së, për nëndegët, aktivistët dhe qytetarët e komunës së Drenasit, për entuziazmin e madh dhe fitoren e 14 nëntorit”, ka shkruar Lladrovci mes të tjerash.
Shkrimi tij i plotë:
Në Grykën e Llapushnikut, mbajtëm takim të madh zgjedhor, me nëndegët Llapushnik, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc e Vuçak, ku ishin të pranishëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe mysafirë të tjerë nga selia qendrore.
E falënderoj Memlin dhe Abelardin për fjalimet motivuese dhe vlerësimet për degën e PDK-së, për nëndegët, aktivistët dhe qytetarët e komunës së Drenasit, për entuziazmin e madh dhe fitoren e 14 nëntorit.
Vazhdojmë në bastionin e PDK-së me fitore, sepse jemi të pathyeshëm, sepse jemi të pakrahasueshëm me kontribut bashkë me qytetarët, vazhdojmë me qeverisjen më të mirë në vend. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK#177








