Shtrubullovë, Lladrovci vlerëson lartë qytetarët për bashkëpunim dhe mobilizimin e madh për fitore

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci ka vazhduar takime elektorale në Shtrubullovë, ku ka vlerësuar lartë qytetarët për bashkëpunim.

Lladrovci para qytetarëve ka theksuar se këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë sepse “japin mesazh të qartë, për punën e shkëlqyer dhe konfirmimin e vizionit politik të themeluesve të PDK-së, në bastionin e kësaj partie”.

Shkrimi tij i plotë:

Në Shtrubullovë, në takimin elektoral, vlerësova lartë qytetarët për bashkëpunim dhe nëndegën e PDK-së, për përkushtimin e anëtarëve të devotshëm dhe mobilizimin e madh për fitoren e 14 nëntorit.
Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë për Drenasin, sepse japin mesazh të qartë, për punën e shkëlqyer dhe konfirmimin e vizionit politik të themeluesve të PDK-së, në bastionin e kësaj partie.
Vazhdojmë me punët e mira, për Drenasin. Faleminderit për mbështetjen.
Bashkë për Drenasin!
#PDK #177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë