Shpresim Zogu nga Komorani, futbollisti që po shndrit në fanellën e Drenasit

Klubi futbollistik Drenasi, ka regjistruar edhe fitoren e katërt në Grupin A të Ligës së Parë.

Ekipi nga Drenica në transfertë ka mposhtur me rezultat 4:1 Rahovecin, derisa nga dy gola shënuan Shpresim Zogu dhe Florent Jashari.

Pikërisht sulmuesi Zogu, është njëri nga futbollistët që është duke spikatur për ekipin e Drenasit.

Në 11-të paraqitje të regjstruara me Drenasin këtë edicion, Zogu ka tundur plot shtatë herë rrjetën, derisa ka kontribuar edhe me tre asistime.

Kuqezinjët gjenden në pozitën e pestë me 14 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë