Voton Ramiz Lladrovci: Pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është sërish në garë nga PDK edhe për një mandat, ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në vendlindje.

Ai tha se, sot jemi te burimi i demokracisë, te vota qytetare, e lirë dhe demokratike.

Postimi i Lladrovcit:

Qytetarë të Drenasit,

Pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit.

Sot, jemi te burimi i demokracisë, te vota qytetare, e lirë dhe demokratike. Pres nga të gjithë ju me të drejtë vote, ta kryeni obligimin qytetar dhe kushtetues.

Qytetarë,

Unë votova, dilni votoni, zgjedhin kryetarin dhe asamblisten ose asamblistin që do të përfaqësoj më së miri vullnetin dhe prioritetet tuaja.

Suksese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë