Voton Driton Ajazi: Është dita më e rëndësishme e demokracisë

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka kryer obligimin e tij qytetarë dhe kushtetues.

Ai ka thënë se sot është një ditë e ndritshme, është dita më e rëndësishme e demokracisë, që na vie vetëm një herë në katër vjet.

“Unë votova, sepse këtë rast e shoh si detyrim qytetar e kushtetues për ta forcuar demokracinë. I ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe ta japin votën lirshëm e të pandikuar, konform bindjeve që kanë krijuar”, ka thënë Ajazi.

Sipas tij, sot është dita e tyre, është verdikti i tyre për atë çfarë Drenasi do të jetë në katër vitet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë