Fejzi Kiqina voton në Baicë: Uroj që procesi të shkoj mirë, dhe dalshim faqebardhë

Në qendrën e votimit 0308E në ShFMU “Migjeni” në Baicë, ka votuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina.

Ai ka ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë duke votuar.

Njoftimi i Kiqinës:

Të nderuar qytetarë,

Sot, në ditën e zgjedhjeve lokale, së bashku me babain tim, Rrahmanin dhe bashkëshorten time, Fidaijen, votuam në qendrën e votimit 0308E në ShFMU “Migjeni” në Baicë.

Njëkohësisht, ju bëj thirrje të gjithëve që kanë të drejtë vote, shfrytëzojeni të drejtën tuaj, votoni! Sepse përmes votës, ju do të përcaktoni se çfarë qeverisje do të keni në 4 vitet e ardhshme!

Uroj që procesi të shkoj mirë, dhe dalshim faqebardhë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë