Polici i ri nga Drenasi viziton Prekazin në ditën e tij të diplomimit

Arianit Ramadani, është polici i ri nga Drenasi i cili ka diplomuar dje në Akademinë policore në Vushtrri.

Ai bashkë me 196 kadetë të tjerë, diplomuan duke e shtuar numrin e zyrtatëve policor.

I riu nga Drenasi i cili do ti shërbej vendit ka zgjedhur të shënojë këtë ditë në një mënyrë të veçantë, shkruan DrenicaOnline.

Adresa e parë pas diplomimit ishte kompleksi memorial në Prekaz të familja Jashari.

Ai bëri ndërime në vendin e lavdishëm, aty ku nisi çlirimi nga okupatori.

Ramadani do të nis zyrtatisht punën të hënën ndërsa për një vit ata do të bëjnë punë praktike./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë