Arrestohet një person në Fushticë të Epërme, policia tregon arsyen

Është arrestuar një person në Fushticë e Epërme të Drenasit, pasi që i njëjti nuk e kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Sipas policisë, arrestimi është bërë të premten në orën 13:00, shkruan DrenicaOnline.

Rastin e kishte raportuar viktima femër kosovare.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Policia me merret me Rastin.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë