Lladrovci: Qytetarët të dielën do ta konfirmojnë fitoren e qeverisjes më të mirë!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladroci, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, ka zhvilluar takim elektoral në lagjet e Tersteniku I, më të cilët bisedoi për platformën dhe punët e mira që janë kryer në komunë.
Lladrovci ka shtuar se qytetarët të dielën do ta konfirmojnë fitoren e PDK-së në Drenas, sepse platforma e tij qeverisëse është e vet qytetarëve.
“Të jesh komuna me qeverisjen më të mirë, dëshmon se bashkëpunimi me qytetarët ka qenë i mirë dhe qytetarët janë pjesë e e suksesit”, ka theksuar Lladrovci.
Shkrimi i plotë i tij në ‘Facebook’:
Në lagjet e Tersteniku I, së bashku me kandidaten për Asamble, Malsore Cakiqi, zhvilluam takim elektoral me qytetarët ku shpjegova pjesë nga platforma e ardhshme dhe ceka se punët e mira do të vazhdojnë.
Të jesh komuna me qeverisjen më të mirë, dëshmon se bashkëpunimi me qytetarët ka qenë i mirë dhe qytetarët janë pjesë e e suksesit.
Qeverisja jonë katërvjeçare, falë bashkëpunimit me qytetarët, vlerësohet dhe krahasohet me punën e të gjitha qeverisjeve të mëhershme së bashku, deri më 2017.
Qytetarët kampion, të dielën do ta konfirmojnë fitoren, sepse platforma ime është platformë e vet qytetarëve, prioritetet e mia për mandatin e ardhshëm janë prioritete të vet qyetarëve, andaj vazhdojmë me suksese!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

