Lladrovci në Baicë: Vota për PDK-në, është votë për bastionin e pathyeshëm në Drenas

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci ka vazhduar me takimet elektorale në Baicë.

Para qytetarëve, ai theksoi për rëndësinë e realizimit të projekteve në të mirë të qytetarëve të Drenasit.

Gjithashtu, me familjen Ramadani kujtuan edhe kohën kur u angazhuan për çlirimin e vendit.

Shkrimi i tij i plotë:

Në Baicë, te lagja Ramadani, theksova rëndësinë e realizimit të prioriteteve të qytetarëve, duke realizuar projekte të cilat janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve. Në takim, isha bashkë me kandidatët për Asamble, Qazim Shala dhe Ardian Kukaj.

Për katër vite, kemi kryer punë që mund të krahasohen me dekadat e mëhershme, prandaj, vazhdojmë me punë të mira, për ta mbajtur komunën e Drenasit, komunë me qeverisjen më të mirë edhe në katër vitet e ardhme.

Po ashtu, këtu me pjesëtarët e familjes Ramadani, kujtuam kohërat e krenarisë dhe angazhimit për çlirim, kontribut i cili nuk harrohet.

Nga oda ku ishim të pranishëm, theksova se ishte vendi ku planifikoheshin dhe nisnin rreshtimet për sulmet dhe betejat e UÇK-së ndaj okupatorit, deri në çlirimin e vendit.

Vota për PDK-në, është votë për bastionin e pathyeshëm, për fitoret e njëpasnjëshme në Drenas. Vazhdojmë me suksese.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë