Lladrovci falënderon qytetarët për përkrahjen: Dilni votoni për qeverisjen më të mirë

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci në përfundim të takimit përmbyllës të fushatës zgjedhore ka falënderuar të gjithë qytetarët e Drenasit për përkrahjen e punës së deritanishme.

Kryetari Lladrovci i cili po kërkon mbështetjen për të udhëhequr Drenasin edhe një mandat, ka shkruar se do të vazhdojë të punoj për të qenë kampion të qeverisjes më të mirë në nivel nacional.

“Ju falënderoj për përkrahjen e punës së deritashme, së bashku do të vazhdojmë të jemi kampion të qeverisjes së mirë. Më vije keq se nuk kam arritur t’ju takoj të gjithëve sa keni pasur kërkesa, edhe pse kemi zhvilluar mbi 300 takime elektorale, së bashku me gratë dhe rininë. Në përpikëri kemi respektuar masat anti covid”, ka shkruar mes të tjerash.

Ndryshe, kryetari Lladrovci i ka respektuar në tërësi të gjitha masat e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Shkrimi tij i plotë:

Qytetarë të dashur,
Në takimin përmbyllës për fushatën zgjedhore, ndjehem i lehtësuar sepse, për këto ditë, treguam nga do të shkojë zhvillimi i komunës, cilat janë prioritetet e përbashkëta dhe si do t’i arrijmë ato.
Kemi punuar shumë së bashku, do të punojmë edhe më shumë në katër vitet e ardhme, sepse e kemi bërë traditë efikasitetin dhe efektivitetin në qeverisje, duke u dëshmuar si qeverisja më e mirë komunale në Republikën e Kosovës.
Qeverisja jonë katërvjeçare, me parametrat e punëve të realizuara, mund të krahasohet me punën e të gjitha qeverisjeve të mëhershme së bashku, deri më 2017. Në disa fusha, me projekte, jemi më të mirë se krejt qeveritë prej se është krijuar komuna e Drenasit. Andaj, kemi motiv të punojmë edhe katër vite, për ta ndryshuar edhe më shumë e më mirë.
Gjatë këtyre ditëve, me qytetarët, pa dallim, diskutuam për synimet tona, prioritetet e qytetarëve si qëllimet tona me pushtetin lokal. Në diskutim me Juve, e para që theksohej është besimi i plotë i juaji te unë, besimin për zbatim të barazisë dhe punës me ligj.
Ju falënderoj për përkrahjen e punës së deritashme, së bashku do të vazhdojmë të jemi kampion të qeverisjes së mirë. Më vije keq se nuk kam arritur t’ju takoj të gjithëve sa keni pasur kërkesa, edhe pse kemi zhvilluar mbi 300 takime elektorale, së bashku me gratë dhe rininë. Në përpikëri kemi respektuar masat anti covid.
Ashtu siç kemi punuar për çdo lagje pa dallim, për çdo fshat e për çdo projekt madhor që i ka munguar komunës tonë, pres votën e qytetarëve pa dallim, duke mos harruar kontributet e asnjë qytetari, familje, lagjeje, fshati dhe komunës tonë për çlirim dhe shtetndërtim.
Qytetarët e Drenasit, ju jeni qytetarë kampion që i kontribuat qeverisjes së mirë, andaj, mos i jepni hapësirë keqbërësve as profiterëve sezonal.
Të dielën, dilni e votoni, ashtu siç ua thotë zemra, por, mos harroni se jeni kampion. Votoni kandidatët nga lista më e shkëlqyer e këtyre zgjedhjeve, kandidatët nga lista e PDK-së për asamble.
Votoni të vazhdojmë të jemi kampion të qeverisjes më të mirë në nivel nacional. Unë do të vazhdoj të jem pa kompromis për zbatim të ligjit. Ju më njihni. Ju e keni parë se e mbaj fjalën!
Bashkë do të vazhdojmë të bëjmë projekte të mira, në shërbimin Tuaj pa dallim.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë