Përkrahje e fuqishme e Terstenikut për PDK-në dhe Ramiz Lladrovcin

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vijim, ka mbajtur takim elektoral në lagjen Mulaj dhe Kukaj në Terstenik.

Lladrovci para qytetarëve ka theksuar se punën e mirë nuk do të ndalin.

“PDK me bastionet si Tërsteniku, në zgjedhje, ka dalë çdo herë faqebardhë, ashtu do të jetë edhe kësaj radhe”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Shkrimi i plotë:

Në Terstenik, lagjen Mulaj dhe Kukaj, së bashku me kandidatët për Asamble, Qëndrim Mulaj dhe Ardian Kukaj, theksova se punën e mirë nuk e ndalim, vendin e parë për qeverisje të mirë qytetarët nuk do të lejojnë të shkojë te komuna tjetër, sepse ne punojmë.

Ne e duam vendin tonë, e duam qytetarin më shumë se kushdo tjetër. Sepse ne jemi testuar dhe e kemi dëshmuar këtë, me dekada.

PDK me bastionet si Tërsteniku, në zgjedhje, ka dalë çdo herë faqebardhë, ashtu do të jetë edhe kësaj radhe.

Po ashtu, takim zgjedhor mbajtëm edhe në Drenas, te familja Buzhala, i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në takime, për fjalët e mira dhe mikpritjen.

Keqbërësit nuk do të arrijnë qëllimet e veta, sepse ne jemi këtu, me votën e qytetarëve pa dallim, me ligj, ua tregojmë vendin. Ashtu do të jetë edhe në mandatin tjetër, vazhdojmë.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë