Ndryshime të reja me njerëz të rinjë

Kandidatja për asamble komunale nga radhët e iniciatives “Green për Drenas”, Besarta Zenullahi, kërkon përkrahjen tuaj për zgjedhjet e së dieles.

Më posht gjeni apelin e saj për qytetarët e Drenasit:

Drenasit, si asnjëherë më parë, i duhet ndyshimi!. Ky ndryshim vjen vetëm me kauza dhe figura të reja, që kanë vizion dhe guxim për implementim të shpejtë të strategjive dhe standardeve për zhvillim dhe transformim të gjendjes në komunën tonë.
Ndryshime me të vjetërit nuk ka. Ka vetëm stagnim, nepotizëm dhe vazhdimësi të gjendjes dhe mentalitetit të njejtë si deri më tash.
Prandaj, premtimet boshe për punësime, serra e çka jo tjetër, siç po dëgjohet ditëve të fundit, shpërfaqin panikun në taborrin e pushtetit të vjetër dhe në ikje të Drenasit.
Qytetari i Drenasit nuk mashtrohet “më” me këso premtime qesharake, sepse, vetëm po të krahasohemi me qytetet kufizuese si: Fushë Kosova, Lipjani e Skenderaj, realiteti tregon pikërisht të kundërtën.
Barazia dhe meritokracia janë vlera dhe në themel të kauzes tonë “Green për Drenas”.

Green është zëri juaj për ndryshim!
Voto: Green për Drenas #165
Voto: Xhavit Drenorin #165
Voto: Besarta Zenullahi  #7

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë