Lladrovci: Arsimi, prioritet i qëndrueshëm i qeverisjes në Drenas

Kryetari aktual i komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci përmes një video në ‘Facebook’, ka theksuar se arsimi ka qenë, është dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, raporton Scanner.

Z. Lladrovci ka prezantuar të përmbledhura disa të arritura në fushën e arsimit gjatë mandatit të tij katër vjeçar si, ndërtimi i shkollës profesionale në Komoran dhe shkollën fillore në Fushticë, vënien në funksion të 5 palestrave sportive, fillimi i ndërtimiit të dy çerdheve moderne, pajisjen e të gjitha shkollave të komunës së Drenasit me 500 kompjuterë, 32 kabinete të informatikës, 24 laboratorë, 70 projektorë, kamera të sigurisë për shkolla e shumë investime tjera në këtë fushë. E rëndësisë së veçantë është pjesëmarrja e nxënësve të Drenasit si të vetmit nga rajoni të ftuar nga Parlamenti Evropian në ‘Euroscola’.

Ndërsa, komuna e Drenasit shquhet me financimin e të gjithë studentëve me bursa që kanë plotësuar kushtet, ku në tetor do të rrumbullakohet numri prej 1 000 bursave për studentet tanë.

Për më shumë, ndiqni videon e postuar nga kryetari Lladrovci në profilin e tij:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë