Driton Ajazi: Entuziazmi i fitores po vërehet në çdo cep të Drenasit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka deklaruar se entuziazmi i fitores po vërehet në çdo cep të Drenasit.

“Kjo u deshmu edhe sonte në takim me rinin e Drenasit. Është shumë motivuese kur i shohim të rinjtë tanë të bashkuar rreth Demokratëve për Drenasin, për ndryshimiin e madh që po i vjen komunës tonë”, ka thënë Ajazi.

Më 17 tetor, sipas tij, rinia do t’i tregojë këtij pushteti se sa e etur është për ndryshimin, pa të cilin dot nuk u hapet perspektiva.

“Nuk ka burim më të madh energjie, sesa rinia jonë, me të cilën jam shumë krenar. Unë jam i vetëdijshëm se kanë dije, ide e vullnet për ta bërë Drenasin shumë më të mirë e më të jetueshëm”, ka thënë ai.

“Si Demokratë për Drenasin do t’u japim mundësi, hapësirë veprimi dhe mbështetje më shumë se gjithësekush tjetër. Këtë do ta kenë pas të dieles, kur ndryshimi i madh do të ndodh. Kjo është koha jonë. Koha për t’i dhënë trajtim meritor rinisë”, ka deklaruar Ajazi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë