Ajazi: Ambulantat mjekësore nëpër fshatra nuk do të mbahen nën dry

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe Qendren e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku me stafin e tyre ka diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen, sidomos pas pandemisë COVID-19.

Statusi i plotë i Ajazit:

Vizitova Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe Qendren e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku me stafin e tyre diskutuam për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen, sidomos pas pandemisë COVID-19. Njëherit i falënderova për punën dhe angazhimin e tyre titanik gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë rast theksova se me ardhjen e Demokratëve për Drenasin, Komuna e Drenasit do ta respektojë plotësisht obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive, si dhe do të kryej të gjitha obligimet rreth shtesave të kujdestarisë në mënyrë ekujvalente sikurse komunat tjera.

Një prej masave të para që do t’i marrim sapo të vijmë në krye të komunës, do të jetë furnizimi i rregullt me barna esenciale dhe pajisje mjekësore, si dhe do të rriten kapacitetet për imunizim kundër pandemisë.

Ambulantat mjekësore nëpër fshatra nuk do të mbahen nën dry, por kemi planin adekuat për funksionalizimin e tyre, duke krijuar kushtet që të ofrohen kushtet për dhënie të shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët, kudo që ata janë, pa pasur nevojë që të vijnë në Drenas.
Do të kemi edhe ekipe mobile të stafit shëndetësor, të cilat do t’u ofrojnë shërbime në shtëpi për të moshuarit dhe të gjithë atyre që kanë nevojë, kudo që ata ndodhen brenda territorit të komunës.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë