Policia identifikon personin që gjuajti me armë në tubimin e VV-së në Gllanasellë, ja detajet

Pas publikimit të një videoje nga një tubim i Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Gllanasellë e Drenasit, ku u gjuajt me armë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacionin policor dy persona.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se është sekuestruar arma e përdorur në tubimin e VV-së.

“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”,
ka thënë ajo për Reporteri.net.

Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetë dhe sekuestruar një armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë”.

Policia e Drenasit është duke u marrë me rastin.

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë