Për 50 min/ 14 vetura u aksidentuan afër Komoranit, deklarohet Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 6 aksidentet e ndodhura afër Komoranit.

Zyrtari për informim në PK, Bajram Krasniqika thënë se brenda 1 km për 50 minuta kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku ku si pasojë janë lënduar 6 persona.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km (Koreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohorë prej 50 min (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura”, ka thënë Krasniqi për IndeksOnline.

Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë