Lladrovci zhvillon tri takime të ndara në Terstenik: Disa deshtak, duan ta mjegullojnë suksesin tonë
Në Terstenik, në tri takime të ndara, me kandidatin për asamblenë komunale nga lista e PDK-së, Ardian Kukaj, theksova përkushtimin e përbashkët që të vazhdojmë të jemi komuna me qeverisjen më të mirë, sepse qytetarët e Drenasit e meritojnë këtë titull. Vendi i parë na i siguroi grantin rreth 750 mijë euro.
Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.
“Disa deshtak, duan ta mjegullojnë suksesin tonë, por nuk munden, as ata e as keqbërësit. Ne i kemi udhërrëfyes ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, andaj e kanë të pamundur të ndalin qeverisjen e mirë”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci beson shumë se qytetarët e dinë si ishte gjendja para katër vitesh.
“Por ky ndryshim, do të vazhdoj të jetë edhe më i shpejt sepse, ia kemi marrë dorën qeverisjes së mirë, ia kemi zënë fillin punëve të mira dhe ato do t’i përfundojmë të gjitha, për të gjithë, pa dallim”, ka thënë ai.
Lladrovci kërkon që ta votoni numrin 177 dhe mendo komunën e Drenasit, komunën me qeverisjen më të mirë, voto 177 dhe bëhu i zëshëm për të mirat që ia kemi sjell secilës lagje të komunës, bëhu pjesë e fitores dhe ndryshimit të plotë që po vazhdon.
Vazhdojmë me sukseset.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci




