Lladrovci merr përkrahje masive edhe në Fushticë të ulët e të lartë

Kryetari dhe kandidati nga radhët e PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka vazhduar me takimet, sonte në Fushticë të Ulët dhe Fushticë të Lartë.

Edhe aty, z.Lladrovci thotë se mori përkrahje unanime për qeverisjen e tij më të mirë që u shpërblye me 750 mijë euro vetëm për një vit.

“Unë do të jem i njëjti edhe në qeverisjen e ardhme, administrata do të jetë efikase sikur deri tash, do të ndjekim me përgjegjësi të madhe dëgjimet buxhetore ku qytetarët parashtrojnë prioritetet që për neve bëhen ligj, pa dallim dhe detyrat tjera në shërbim të qytetarëve”, ka theksuar z.Lladrovci.

Shkrimi i tij i plotë:

Në dy takimet në Fushticë të Ulët dhe një takim në Fushticë të Lartë, me kandidatin për asamble, Përparim Shala, theksova rëndësinë e votës unanime për PDK-në, për qeverisjen më të mirë në vend, qeverisje e cila u shpërblye me 750 mijë euro vetëm për një vit.

Unë do të jem i njëjti edhe në qeverisjen e ardhme, administrata do të jetë efikase sikur deri tash, do të ndjekim me përgjegjësi të madhe dëgjimet buxhetore ku qytetarët parashtrojnë prioritetet që për neve bëhen ligj, pa dallim dhe detyrat tjera në shërbim të qytetarëve. Marrja e vendimeve do të jetë në pajtim me me ligjin, sepse, unë e njoh vetëm ligjin. Ju e dini se nuk shkoj të marr as urdhra, as këshilla nga komunat tjera, sepse, punoj dhe gjej zgjidhjet më të mira për qytetarët, jo për individët, as për “të fortët” që e shohin veten mbi ligjin. Jo, ju e dini se nuk bëj kompromise me ligjin.

Andaj, vota juaj, do ta fuqizojë ligjshmërinë, punët e mira dhe finalizimin e projekteve, pa anashkaluar asnjë lagje, as pa ia mohuar askujt të mirat që i takojnë nga pushteti lokal. Po, kërkoj votën tuaj, për numrin 177, për mua Ramiz Lladrovcin, për asamblistin që ju e mendoni më të zëshmin për interesat tuaja, dhe të fitojmë siç dimë të fitojmë. Sepse ne së bashku mund të bëjmë mrekulli.

Bashkë për Drenasin! #PDK 177 Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë