Drenori viziton Kullën e Avdyl Agës në Dobroshec: Kultura dhe trashëgimia jonë do të jenë në fokus të GpD-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Green për Drenas”, Xhavit Drenori me stafin e tij, kanë vizituar sot Kullën e Avdyl Agës në Dobroshec, kullën ku është lindur dhe rritur ai.

“Kultura dhe trashëgimia jonë do të jenë në fokus të angazhimit të “GREEN për Drenas” dhe si të tilla janë një nga prioritetet tona programore!”, ka deklaruar Drenori.

Njoftimi i plotë i Drenorit:

Vizituam Kullën e Avdyl Agës në Dobroshec , kullën ku jam lindur dhe rritur, e pikërisht atributet e kullës dhe trungut familjar më bëjnë edhe më përgjegjës dhe më obligojnë për t’u përkushtuar në ndryshimet pozitive, për të mirën e përgjithshme.

Kultura dhe trashëgimia jonë do të jenë në fokus të angazhimit të “GREEN për Drenas” dhe si të tilla janë një nga prioritetet tona programore!

Identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, Muzeu i Qytetit për ruajtjen e eksponateve, informatori turistik, botuesit letrar, artistët lokal etj. do të jetë disa nga veprimet tona konkrete!

Familja është vendi ku unë gjej motivin për punë dhe që më jep mbështetjen e fuqishme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë