Drenori në Gllobar: U zotuam për punë të ndershme

Sonte u ndalëm edhe në Gllobar, në një takim impozant bashkë me kandidaten për Asamble Heroina Heroina T. Krasniqi, ku shpalosëm pikat programore dhe bashkëbiseduam me shumë banorë të Gllobarit.

Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga “Green për Drenas”, Xhavit Drenori.

“Brengat dhe kërkesat e tyre kanë zgjidhje me programin tonë dhe kandidaturën time për Kryetar. U zotuam për punë të ndershme, me duar të pastra, ndërsa për një ndryshim pozitiv dhe qeverisje ndryshe, duhen veprime ndryshe”, ka thënë Drenori.

Në fund ai thotë: Mendojeni fëmiun tuaj, vëllaun, nipin, mbesën, të ardhmen e tyre kur shkoni te kutia e votimit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë