Ajazi: Shtutica po i gëzohet pa masë ndryshimit

Shtutica po i gëzohet pa masë ndryshimit dhe po punon fort që fitorja e Demokratëve për Drenasin të jetë sa më bindëse më 17 tetor.

Kështu ka deklaruar kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.

“Mungesën e investimeve që nuk janë bërë për 5 vjet nga pushteti në ikje, do ta kompensojmë me shumë projekte në Shtuticë. E gjithë infrastruktura deri tek secila shtëpi do të përmbyllet brenda vitit të dytë të mandatit tonë”, ka thënë Ajazi.

“Ne u zotuam se besimin që tashmë kemi siguruar këtu e kudo në Drenas, do ta shpërblejmë me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar”, ka thënë ai.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë