Ajazi: Gjergjica do ta përjetojë zhvillimin ekonomik, për të cilin DD ka plan konkret

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi ka thënë se Gjergjica do ta përjetojë zhvillimin ekonomik, për të cilin Demokratët për Drenasin kanë plan konkret, prandaj, me entuziazëm të madh po punohet për fitoren sa më bindëse të 17 tetorit.

“Një nga dy zonat e biznesit që do t’i bëjmë, është ajo që nisë në Gjurgjicë. Bizneset e reja, punësimet dhe zhvillimi që do të ndodh, do të ndikojë në mirëqenien e secilës familje”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se zotohen t’i përmbushin edhe të gjitha kërkesat legjitime të banorëve, ndaj të cilave pushteti në ikje u tregua i shurdhër.

“Pas 17 tetorit, do të marrë fund logjika penguese. Ne do t’i çlirojmë potencialet zhvillimore në Gjurgjicë e kudo në Drenas.
Do të qeverisim bashkë, për t’i dhënë hov zhvillimit që na duhet”, ka deklaruar Ajazi.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë