Ajazi: Bashkë do ta transformojmë Llapushnikun

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi ka thënë se Llapushniku është në ballë të betejës për t’i dhënë goditjen meritore pushtetit në ikje, që sipas tij, për 5 vjet ia ka vrarë shpresën secilit qytetar.

“Kundërmimi i ujërave të zeza që qarkullojnë si lumenj në fshat, tregon më së miri se si ka qeverisur kryetari në ikje. Prandaj, në Llapushnik gjetëm frymë të jashtëzakonshme ndryshimi e mobilizim të pashoq mbështetës për Demokratët për Drenasin, që na paralajmëron se betejën kundër pushtetit degradues do ta fitojmë pa balotazh”, ka thënē Ajazi.

Kanalizimi, ujësjellësi, rruga e asfaltuar dhe me trotuar e ndriqim do të shkojnë tek secila shtëpi. Parqe e hapësira rekreative janë pjesë e planit transformues.

“Ndërkaq, zona biznesore në të dyja anët e autostradës do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për biznese të reja e rritje të punësimit. Kjo do të prodhojë jetë shumë më kualitative për secilin banor. Bashkë do ta transformojmë Llapushnikun, e secilin cep të Drenasit!”, ka deklaruar Ajazi.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë