Lladrovci kërkon të votohet 177 për të qenë kampion të qeverisjes së mirë

Në takim me qytetarët në Baicë dhe Poklek të Ri, së bashku me kandidatin për Asamble, Bekim Lestrani, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka theksuar se puna e tyre është e matshme, në të gjithë parametrat, punë e cila është e vlerësuar si qeverisja më e mirë në vend dhe kanë fituar grant, me vlerë rreth 750 mijë euro.

Ky sukses, sipas Lladrovcit u arritë falë bashkëpunimit me qytetarët, me punën dhe përkushtimin e zyrtarëve të komunës dhe asamblenë.

“Të arriturat tona për katër vjet, kur krahasohen me punën paraprake, të gjitha të marra së bashku, janë shumë inkurajuese. Prandaj, duhet të vazhdojmë së bashku edhe një mandat, për të përmbyllur të gjitha projektet në vijim dhe projektet e reja, për ta bërë emërues të përbashkët të zhvillimit të Drenasit- cilësinë”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka ripërsëritur se cilësia do të jetë kryefjala e tyre, cilësi në arsim, shëndetësi, ambient dhe gjelbërim, në bujqësi, në krijimin e vendeve të reja të punës, e në fusha tjera jetike për qytetarët e komunës tonë.

“Voto 177, voto asamblistët e PDK-së, për të qenë edhe më tutje kampion të qeverisjes së mirë”, ka thënë ai.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë