Drenori e vazhdon fushatën nën tingujt e çiftilisë: Gjakun e dëshmorëve duhet ta kemi udhërrëfyes në punë dhe në jetë

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori me stafin e tij kanë vazhduar edhe sonte fushatën zgjedhore. Ai ka njoftuar se në konakun e Sokolit, bashkë me asamblistin në ardhje Fatlind Dervishi dhe ekipin e vajzave dhe djemve të “GREEN për Drenas”, bashkëbiseduamln për hallet jetësore të fshatarëve të shumtë të pranishëm.

“Përderisa ne diskutuam për program dhe si duhet qeverisur një komunë si Drenasi, si t’i minimizojmë dëmet që ua sjell afërsia me Feronikelin, rapsodët kënduan dy-tri këngë kushtuar dëshmorëve, gjakun e të cilëve duhet ta kemi udhërrëfyes në punë dhe në jetë”, ka thënë Drenori.

Sipas tij, të nëpërkëmbur nga çdo pushtet dhe të zhgënjyer edhe sot, këta njerëz u sprovuan me pushtetin e kaluar komunist që ua mori pronat për një kafshatë buke, e deri te paslufta që për ta ishte më e vështirë edhe se lufta!

“Por, gjithmonë ka shpresë, sepse ata e kanë në dorë mjetin më të fuqishëm ndëshkues – votën!”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë