Petrit Gashi- kandidatëve për kryetar të komunës: A jeni të kënaqur që u mbyll Feronikeli, turp bre!

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të fabrikës së Feronikelit.

Ai ka ngritur disa pyetje për kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit të cilët sipas tij në çdo debat bënin poterë kundër punës së këtij gjiganti.

Postimi i plotë i Gashit:

A jeni të kënaqur që u mbyll Feronikeli ju që ka 38 minuta në debate televizive bënit potere kundër punës së këtij gjiganti ekonomik?

A jeni të kënaqur që mbeten mbi 1000 familje pa të ardhura mujore ju keqbërës që nuk ja doni të mirën qytetarit?

A jeni të kënaqur që gjiganti me i madh ekonomik i komunës tonë sot me dhimbje përcolli punëtorët e larguar duke i lanë pa punë?

A jeni të kënaqur që 1000 familje po mbesin pa bukë e më kredi të mëdha ndërkohë që ju me ngulm kërkonit mbylljen e tij?

D.m.th qëllimi juaj është ta varfëroni qytetarin apo!?
#Turp bre

P.S
Mbyllja e Feronikelit është lajmi me i vështirë që nga paslufta për qytetarët e komunës tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë