Ndërprerja e punës në Feronikel, reagon Driton Ajazi

Driton Ajazin e ka shqetësuar pa masë lajmi për mbylljen e përkohshme të Feronikelit.

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin” ka thënë se punëtorët, familjet e tyre e edhe ekonomia e Drenasit goditen nga ky zhvillim i dëmshëm.

“Çmimi i rrymës nuk mund të jetë justifikim për lënien në rrugë të punëtorëve. Rajoni dhe e gjithë Evropa po përballen me të njëjtin problem, por fabrikat e bizneset nuk po mbyllen. Është për keqardhje qysh kryetari në ikje edhe në këtë situatë të rëndë për punëtorët po e luan rolin e zëdhënësit të Ferronikelit dhe po e justifikon veprimin e menaxhmentit. Biznesi i themeluar nga ai e familjarë të tij morën mega kontrata nga Ferronikeli, prandaj ai tash s’e ka hallin te punëtorët”, ka thënë Ajazi.

Ai ka ftuar menaxhmentin që t’i përmbush të gjitha detyrimet kontraktuale në raport me të punësuarit.

“Ferronikeli duhet dhe do të punojë, e ai që do ta lëmë pa punë është kryetari në largim”, ka thënë Ajazi.

/DO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë