Lladrovci takohet me ndërmarrëset: Gratë në vendimmarrje dhe në biznes, janë vlerë e komunës tonë

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për mandatin në vijim, Ramiz Lladrovci, në vazhdën e takimeve elekorale është takuar me gratë ndërmarrëse.

Z.Lladrovci më këtë rast ka thënë se lehtësirat e të bërit biznes, klima dhe përkrahja e të bërit biznes gjatë pandemisë që ka ofruar komuna, është shembull që do të ndjekin edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Shkrimi i tij i plotë:

Takimi me Gratë ndërmarrëse së bashku me kandidaten për Asamble, Egzona Jetullahu Gjoshin, ishte shumë inkurajues për motivimin dhe optimizmin e përbashkët. Ishte me rëndësi diskutimi rreth perspektivës dhe përkrahjes që ka ofruar dhe do të ofrojë komuna për biznesin, në veçanti për gratë.

Lehtësirat e të bërit biznes, klima dhe përkrahja e të bërit biznes gjatë pandemisë që ka ofruar komuna, është shembull që do të ndjekim edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Gratë në vendimmarrje dhe në biznes, janë vlerë e komunës tonë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë