Egzona Jetullahi- Gjoshi viziton bizneset në Parkun Industrial, iu premton bashkëpunim

Kandidatja për asamble komunale të Drenasit nga PDK, Egzona Jetullahi- Gjoshi ka vizituar bizneset në parkun industrial. Ajo ka thënë se u zotuan që biznese të tilla t’i stimulojmë më shumë sepse me zhvillimin e këtyre bizneseve, zvogëlohet edhe papunësia, e më këtë rritet edhe standardi e mirëqenia e qytetarëve në komunën tonë.

Statusi i saj i plotë:

Për tri vite si drejtoresh e Zhvillimit Ekonomik gjithmonë kamë pasur bashkëpunim me të gjitha bizneset e komunës se Drenasit duke përfshi edhe bizneset që operojnë në Parkun Industrial.

Sot, u ndjeva e lumtur me mikpritjen e pronareve të bizneseve si çdo here me pare dhe i falënderoj për bashkëpunimin qe kishim deri sot dhe premtoj se ky bashkëpunim do te vazhdoje edhe në të ardhmen.

E veçanta e Parkut Industrial është koncentrimi i bizneseve ne ketë park ku pronorët e bizneseve qe operojnë janë nga e mbare Kosova.​

Ne u zotuam qe biznese të tilla t’i stimulojmë më shumë sepse me zhvillimin e këtyre bizneseve, zvogëlohet edhe papunësia, e më këtë rritet edhe standardi e mirëqenia e qytetarëve në komunën tonë.

#BashkëpërDrenasin
#PDK177
#RamizLladrovci
#EgzonaJetullahiGjoshi3✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë