Driton Ajazi premton parkingje për secilin, falas!

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi u ka premtuar banorëve të Drenasit parkingje për secilin falas.

“Banorët jorezidentë mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e lira që mbeten tek parkingjet e banesave. Po ashtu, në dispozicion do t’i kenë edhe hapësirat tjera që do t’i çlirojmë, e që tash janë me pagesë”, ka thënë Ajazi.

Njoftimi i plotë i Ajazit:

PARKING PËR SECILIN, FALAS!

Hapësirat publike janë të qytetarëve. Prandaj, ne do t’ua kthejmë juve të gjitha parkingjet.
Pushteti në ikje ka uzurpuar hapësirat kryesore të parkingjeve, disa prej të cilave pastaj i ka bërë me pagesë vjetore për banorët, disa me pagesa për orë, e të tjera i ka rezervuar vetëm për zyrtarët komunalë.

Ne do t’i thejmë dryrët e do t’i çlirojmë të gjitha hapësirat e uzurpuara.

Secila familje rezidente e ndërtesave në qendër të qytetit do ta ketë të rezervuar parkingun, pa pasur nevojë ta paguajë Komunën. Pra, secilës familje ua garantojmë nga një vend parkingu.

Banorët jorezidentë mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e lira që mbeten tek parkingjet e banesave. Po ashtu, në dispozicion do t’i kenë edhe hapësirat tjera që do t’i çlirojmë, e që tash janë me pagesë.

Pushtetin uzurpator do ta shembim më 17 tetor. E atë ditë, secila hapësirë e uzurpuar nga ky pushtet, do t’i kthehet qytetarëve!

Kjo ësht koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë