Ajazi: Ditë të mira po vijnë për Gllobarin dhe gjithë Drenasin

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka takuar sonte banorët e Gllobarit.

Ai ka thënë se mobilizimi për ndryshim që e panë aty, sikurse gjithandej komunës sonë, na jep garancë për fitore madhështore më 17 tetor.

“Projekti ynë për transformimin e Drenasit përfshin investime në Gllobar, të cilat ndjeshëm do ta rrisin kualitetin e jetës së qytetarëve. Infrastruktura bazë e rregulluar, zgjerimi i hapësirave të ujitjes, zona biznesore që prek pronat ngjitur magjistrales, si dhe investimet tek pishat e Kamenicës, janë disa nga zotimet tona për mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Ajazi.

Vota e 17 tetorit, sipas tij është votë për zëvendësimin e politikave degraduese të pushtetit në ikje, me politika për transformim të komunës sonë.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë