Programi i “Green për Drenas” po shpërndahet derë me derë

Ekipa “GREEN për Drenas” vazhdoi edhe sot me shpërndarjen e programit derë më derë.

Kandidati për kryetar, Xhavit Drenori ka thënë se Drenasit duhet t’ia kthejmë gjallërinë dhe progresin në çdo sferë.

“Kjo na u tha në çdo takim me banorët dhe për këtë ne jemi zgjedhja më e qëlluar.
#nr165 #greenperdrenas”, ka deklaruar ai.

Deri tani mijëra familje kanë pranuar programin ndërsa Drenori thotë se do të vazhdohet në këtë formë që familjet të njoftohen në detaje për projektet që ka Green për Drenas.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë