Përkujtohet në përvjetorin e dytë, veterani i UÇK-së, Hashim Saliuku

Të mërkurën është përkujtuar në përvjetorin e tij të dytë, veterani i UÇK-së, Hashim Saliuku.

Saliuku përkundër sfidave të mëdha të kohës së luftës, frymoi edhe Kosovën e lirë e të pavarur, atë për të cilën dha e flijoi shumë. Ai është përkujtuar të mërkurën në përvjetorin e tij të dytë.

Vajza e të ndjerit, Albulena Saliuku, e përkujtoi babanë e saj, në përvjetorin e tij të dytë, me fjalë të mëdha që brenda kishin dhimbje, por mbi të gjitha krenari për jetën dhe veprën e Hashim Saliukut.

Sot dy vite pa ty babai im.
Jam shumë krenare me ty, për dashurinë, urtësinë, respektin, trimërinë tënde dhe më së shumti që jam vajza jote.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli më i mirë për mua!
Përjetësisht në mendjen dhe zemrën time!
Të kujtoj me shumë krenari!”, shkroi Albulena në faqen e saj në facebook.

Një historik i shkurtër i veprës së Hashim Saliuku:

Hashim Saliuku ka lindur me 15.02.1953 në Gradicë, dhe ishte ndër ushtarët më aktivë në Gradicë që ju radhit radhëve të UÇK-së.
Hashimi gjatë viteve 1990 ishte aktivist humanitar në Organizatën “Nënë Tereza”.
Ku më vonë gjatë viteve 1994/1995 u maltretua nga policia çetnike serbe për armëmbajtje (pushkë dhe revole) por Hashimi edhe përkundër torturave nuk e dorëzoi asnjë nga armët dhe posa filloj lufta e UÇK-së ju bashkangjit radhëve të UÇK-së dhe nuk u dorëzua deri në çlirimin e vendit.
Hashim Saliuku ka ndërruar jetë nga sulmi kardiak me 06.10.2019.

Kujtojmë që vajza e tij, Albulena, kandidon për asamble të Komunës së Drenasit, nën Partinë Demokratike të Kosovës me numër 9.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë