Lladrovci: Nuk do të ndalemi me projekte të reja për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për mandatin në vijim për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar takimet nëpër fshatra bashkë me qytetarët, të cilët po e mirëpresin dhe mbështesin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lladrovci ka prezantuar projektet e parapara në programin e tij qeverisës, ndërsa ka theksuar se 124 kilometra ndriçim janë instaluar deri tani.

“Në diskutim, u ngrit çështja e ndriçimit, theksova se disa janë në proces, por i sigurova ata se deri në fund të vitit të ardhshëm, ndriçimi përfundon 100%, në të gjitha lagjet e komunës tonë. 124 kilometra ndriçim tashmë janë instaluar”, ka thënë z.Lladrovci.

Shkrimi I tij I plotë:

Nuk do të ndalemi me projektet tona, edhe me projektet e reja, do ta ndryshojmë përgjithmonë komunën e Drenasit, me infrastrukturë, arsim dhe cilësi të jetës, sepse ne jemi gjithmonë këtu, krenarë.
Me qeverisjen tonë, kemi dëshmuar se jemi më të mirët, me qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve, sepse, së bashku kemi arritur deri këtu, vazhdojmë, kam cekur në tubimet zgjedhore në Vasilevë, Zabel të Epërm, Zabel të Ulët, së bashku me kandidatët për asamble, Granit Hoxhën dhe Arigon Sinanin.
Në diskutim, u ngrit çështja e ndriçimit, theksova se disa janë në proces, por i sigurova ata se deri në fund të vitit të ardhshëm, ndriçimi përfundon 100%, në të gjitha lagjet e komunës tonë. 124 kilometra ndriçim tashmë janë instaluar. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

https://www.facebook.com/1653723698/posts/10224375312724434/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë