Ja çfarë u premtoi sonte Driton Ajazi banorëve të Drenasit

Drenasi ka nevojë urgjente të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e për të gjitha bizneset me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Kështu është shprehur kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi gjatë takimeve që kishte me banorët e Drenasit.

Ai thotë se kanë projekt konkret për largimin e kolonave, për zgjerim e çlirim të parkingjeve të uzurpuara, projekt konkret për qendrën Tregtare etj.

Njoftimi i plotë i Ajazit:

Sonte takova qytetarët e Drenasit, të cilët janë më se të vendosur që ta dërgojnë në pension udhëheqjen aktuale me zgjedhjet e tetorit.

Jeta e qytetarëve të Drenasit është rënduar jashtë mase nga problemet e përditshme e mungesa e mbështetjes institucionale.

Drenasi ka nevojë urgjente të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e për të gjitha bizneset me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ne kemi projekt konkret për largimin e kolonave, për zgjerim e çlirim të parkingjeve të uzurpuara, projekt konkret për qendrën Tregtare në qytetin tonë.

Kemi plan ideal për ndryshimin e gjendjes së tregut të qytetit.

Do ndërtojmë çerdhe të reja ne oborrin ku gjindet objkti ekzistuese i qerdhes.

Shkollat e qytetit do të kenë një pamje krejt tjetër, e qendra e kulturës do t’u kthehet qytetarëve.

Demokratët për Drenasin do ta kthejnë perspektiven e qytetarëve tanë, do ta kthejmë demokracinë.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë