Lladrovci vazhdon me fushatën në bastione me kandidatët për asamble

Kryetari aktual njëhërësh kandidat për mandatin e ardhshëm për komunën e Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci ka vazhduar fushatën në lagjet e Shtuticës, Polluzhës, Damanekut dhe lagjen Bytyqi.

Në këto takime, z. Lladrovci ka paraqitur punën dhe synimet për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Lladrovci ka theksuar se as në mandatin e ardhshëm, nuk do të lejoj keqbërës e barazia e ligjit do të jetë kusht më të cilin do të funksionoj komuna.

Postimi i tij i plotë:

Në lagjet e Shtuticës, Polluzhës, Damanekut dhe Bytyç, takova qytetarët me asamblistët e këtyre bastioneve të PDK-së, Fatmir Baliu, Leutrim Kastrati dhe Egzona Jetullahu, në takime shpjegova punën tonë dhe synimet për mandatin e ardhshëm qeverisës. Qeverisja me prioritetet e qytetarëve, më bën edhe krenar edhe ballhapur, sepse, ata kanë përcaktuar prioritetet tona, ku unë kam qëndruar në bashkëpunim me ta, për çdo lëshim, kam përdorur ligjin për të zbatuar standardet në çdo projekt.

Po ashtu, kam theksuar se qeverisjen në Drenas e bëj unë, me ligj. As në mandatin tjetër, nuk do të lejoj sekser e as keqbërës të luaj me tatimpaguesit tanë, as me vlerat e barazisë para ligjit, mundësitë dhe gjasat e barabarta. Barazia para ligjit është kusht pa të cilin nuk funksionon komuna e as shteti ynë. Në takime, u konfirmuan realizimi dhe tejkalimi i premtimeve tona.

Do të vazhdojmë t’i tejkalojmë premtimet edhe në mandatin tjetër. Faleminderit për mikpritjen dhe respektimin e plotë të masave anti covid.

Bashkë për Drenasin! #PDK177 Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë