Driton Ajazi: Drenasit i duhet një kryetar demokrat

Driton Ajazi, kandidat nga DD-ja për kryetar të Drenasit, ka vazhduar edhe sot fushatën parazgjedhore duke takuar qytetarë.

Ai thotë se nuk ka kohë për të humbur andaj Drenasit i duhet një kryetar Demokrat me duar të pastra.

Njoftimi i Ajazit:

Ju faleminderit qytetarë të Drenasit, që u bashkuat me programin dhe synimet e Demokratëve për Drenasin, për të avancuar agjendën tonë për ndryshimin që e duam.

Përgjigja e qytetarëve të Drenasit është e qartë, nuk bën të na përsëritet kjo keq qeverisje aktule në komunën e Drenasit, e cila mendon vetëm për veten dhe për përfitime familjare.

Nuk kemi kohë për të humbur.

Drenasit i duhet një kryetar Demokrat me duar të pastra!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë