Drenori: Programi ynë u mirëprit në Çikatovë të Vjetër

Kandidati i IQ “Green për Drenas” për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori sot në Çikatovë të Vjetër së bashku me Blertonin, Arbenin dhe Fatlindin biseduan për programin GREEN.

“U mirëprit programi ynë dhe morem mbështetjen për dy listat tona garuese me numrin #165”, ka njoftuar Drenori.

“Për asamblenë komunale nga ky fshat në listën tonë garon Fatlind Dervishi i cili gjithashtu i siguroj bashkfshatarët e tij se projektet e grumbulluara të fshatit Çikatovë e Vjetër do të gjejnë zgjidhje definitivisht me programin e “GREEN për Drenas” në qeverinë komunale”, ka thënë Drenori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë