Ajazi u premton pensionistëve ndërtimin e një qendër moderne

“Komuna do ta krijojë një qendër moderne ekskluzivisht për pensionistë. Aty do të ofrohen kushte edhe për aktivitete profesionale, por edhe për qëndrim ditor e aktivitete rekreative”.

Ky është premtimi që sot e ka dhënë para pensionistëve, kandidati i Iniciativës Qytetare “Demokratët për Drenasin”, për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi.

Ai tha se Komuna do t’i shqyrtojë modalitetet për mbulimin e shpenzimeve për një shujtë në ditë, barëra dhe transport për të gjithë pensionistët.

Postimi i plotë:

Sot takova pensionistë,

Njerëz që një jetë ia kushtuan të ardhmes sonë. Njerëz me djersën e të cilëve është ngritur Drenasi ynë.

I takova në rrugë e shesh, meqë tash kur ata kanë nevojë për ne, Komuna ua ka kthyer shpinën. I ka braktisur.

Iu tregova se më 17 tetor do ta çojmë në pension këtë pushtet arrogant e abuzues.

Unë pata një zotim para tyre: Gjatë mandatit qeverisës të Demokratëve për Drenasin, Komuna do ta krijojë një qendër moderne ekskluzivisht për pensionistë. Aty do të ofrohen kushte edhe për aktivitete profesionale, por edhe për qëndrim ditor e aktivitete rekreative.

Krahas kësaj, Komuna do t’i shqyrtojë modalitetet për mbulimin e shpenzimeve për një shujtë në ditë, barëra dhe transport për të gjithë pensionistët.

Përcillni këto tri zotime të mijat tek prindërit, gjyshërit a stërgjyshërit tuaj: Qendër moderne për pensionistë, një shujtë në ditë, barëra e transport falas.

Pensionistët do ta ndiejnë dorën e Komunës.

Kjo është koha jonë! Koha kur Komunën e Drenasit do ta bëjmë shembull edhe për kujdesin ndaj pensionistëve.

#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin
#Voto182

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë