Lladrovci në Gjergjicë e Negroc: Do të jemi sërish komuna më e mirë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është sërish në garë edhe për një mandat sot ka qëndruar në Gjergjicë dhe Negroc, ku sipas tij në diskutim me qytetarët e pranishëm, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me pushtetit lokal, sepse, mirëqenia duhet trajtuar sipas prioriteteve që kanë qytetarët.

“Ne nuk do të ndalemi për zbatimin e projekteve, përtej premtimeve elektorale dhe përtej planifikimeve vjetore buxhetore. Grantet që i kemi fituar me punën tonë dhe donatorët e ndryshëm, kanë bërë që buxheti dhe planifikimi të tejkalohet çdo vit. Për këtë sukses, kanë kontribut të gjithë, edhe zyrtarët e komunës me qytetarët”, ka thënë Lladrovci.

Ai thotë se do të vazhdojë të punojë, do të vazhdojë të jetë komuna më e mirë në Kosovë, sepse qytetarët e komunës së Drenasit janë më të mirët.

Respektoni rekomandimet anti covid!
#PDK177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë